01 Jan, 2024

Hartimi i projektit dhe ndërtimi i Spitalit ALOKA

Është e pakrahasueshme ndjesia që të jep jetësimi i një vepre të re, që nga hartimi i projektit kryesor, vendosja e themelit e deri tek formësimi kreativ me formë harkore i objektit të Spitalit “ALOKA”. Vepra që po ngritet në qytetin e Prizrenit duke u punuar me profesionalizëm në çdo detaj nga sektori i ndërtimit të kompanisë “G-Project” me partner “XharraConstruction”, është e bazuar në integritetin, besimin dhe pasionin e stafit tonë për të realizuar vepra me standarde më të larta ndërtimore dhe inovative.

Më shumë
01 Jan, 2023

Zhvillimi i punimeve në kompleksin VERDE

Prezantimi i punimeve profesionale nëpërmjet video sekuencës gjatë gërmimit dhe furnizimit me zhavor në afatin rekord kohorë në kompleksin VERDE Residence nga Trion Invest ku cilësia është shembull në rajon. Përgatitja e vendpunishtes me rrethim adekuat, instalimi i ndriqimit për punime gjatë natës, marrja e masave për siguri në punë, gërmimi në 2 nivele nëntokësore me skarpatën me këndin adekuat të pjerrësisë, ngjeshja e zhavorit në shtresa, kontrollimi i cilësisë nga laboratori, identifikimi paraprak i instalimeve nëntokësore, vendosja e pilotave për të siguruar infrastrukturën ekzistuese përskaj vendpunishtes, intensiteti maksimal i zhvillimit të punimeve dhe mbikqyrja rigoroze nga inxhinierët definitivisht e bëjnë këtë projekt unik dhe model për sektorin e ndërtimtarisë në vendin tonë.

Më shumë