Është e pakrahasueshme ndjesia që të jep jetësimi i një vepre të re, që nga hartimi i projektit kryesor, vendosja e themelit e deri tek formësimi kreativ me formë harkore i objektit të Spitalit “ALOKA”. Vepra që po ngritet në qytetin e Prizrenit duke u punuar me profesionalizëm në çdo detaj nga sektori i ndërtimit të kompanisë “G-Project” me partner “XharraConstruction”, është e bazuar në integritetin, besimin dhe pasionin e stafit tonë për të realizuar vepra me standarde më të larta ndërtimore dhe inovative.
Më shumëObjekti afarist dhe banesor “VIVA Fresh” në qytetin e Prizrenit do të shpalosë ndryshimin dhe inovacionin, duke krijuar një landmark në zonë. Projekti është dizajnuar në vitin 2019 dhe tani ka filluar procesi i ndërtimit. Karakteristikat që e bëjnë unike këtë ndërtesë janë: Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe materialeve inovative për të krijuar projekte të qëndrueshme, kreative dhe efiçiente. Zhvillimi i peisazhit, siluetës urbane dhe arkitektonike për të përmirësuar pamjen dhe funksionalitetin e qytetit. Promovimi i hapësirave të reja të biznesit dhe banimit si një mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe funksionalitetin e zonës. Identifikimi i nevojave të komunitetit dhe mundësitë për
Më shumëEkuilibri i formës dhe funksionit duke u bazuar në analizat e zonës të realizuara nga arkitektët dhe inxhinjerët e sektorit të projektimit të kompanisë “𝐆-𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭” ka formësuar objektin me një stil unik sipas kërkesës së investitorit “𝐓𝐨𝐧𝐢 𝐑𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞”. Kaskadimi i objektit të banimit kolektiv ka ndikuar që të krijohet efekti i depërtimit të ndriçmit natyral, si dhe janë krijuar terraca me gjelbërim vertikal dhe horizontal në njësitë e banimit të tipit terracier. Kompleksi është i përbërë nga dy bërthama me volume me forma të ndryshme nga njëra-tjetra, duke krijuar efektin e rrotullimit në njërin objekt dhe kaskadimin në objektin tjetër. Asnjë nga etazhet nuk është kat karakteristik i njejtë, por secila planimetri është e ndryshme nga njëra-tjetra duke krijuar secilën njësi banimi të veçantë dhe unike.
Më shumëE projektuar me përkushtim dhe përpikmëri. > Emri i projektit: Hartimi i Projektit Kryesor për Objektin Kolektiv me shumë njësi. > Projektuar nga: G-Project sh.p.k. > Investitor: Driton & Kadri Gashi > Lokacioni: Prizren > Etazhiteti: B+P+4
Më shumëQendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion është dizajnuar për ti përmbledhur aktivitetet Kulturore, Artistike, hapsirën për Inovacion, Shkollën e Muzikës dhe funksione tjera për të frymëzuar artistët e rinjë me qëllimin për të evoluar kutlrura dhe teatri i qytetit, synimi për të zhvilluar një kulturë të inovacionit në rajon, për të zhvilluar aktivitete në amfiteatrin e jashtëm i cili është harmonizuar në pjerrësi mbi hapsirën e mbrendëshme të teatrit, bibliotekën e qytetit, hapsira për ekspozitë, balet e rekreacion duke aspiruar të krijohet një objekt multifunksional i propozuar nga G-Project sipas kërkesës së detyrës projektuese të Konkursit të Projektimit në Komunën e Rahovecit. > Projektuar nga: G-Project > Autoriteti Kontraktues: Komuna e Rahovecit > Procedura: Konkurs i Projektimit > Funksioni: Qendër për Arte, Inovacion, Teatër, Shkollë Muzike, Ekspozitë, Amfiteatër, Bibliotekë, Arkivë, Sallë Baleti, hapsirë Rekreative etj.
Më shumë